Qorrolli, që ka dështuar të bëhet deputet e gjyqtar në Kushtetuese, ofendon LDK-në: “Po luan qenqe”
Vigan Qorrolli, një person që mbahet mend për dështimin e tij si kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe si kandidat për deputet, ka vendosur të ofendojë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Qorrollit i ka penguar qëndrimi i LDK-së në Kuvend, ku kjo parti nuk e ka votuar asnjërin nga kandidatët për nënkryetar të Kuvendit…

Lajme
Vigan Qorrolli, një person që mbahet mend për dështimin e tij si kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe si kandidat për deputet, ka vendosur të ofendojë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Qorrollit i ka penguar qëndrimi i LDK-së në Kuvend, ku kjo parti nuk e ka votuar asnjërin nga kandidatët për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e pakicës serbe, shkruan lajmi.net.
“LDK e luan lojën më së miri – e luan qenqe 🐕 – siç do thoshte gjiganti Ali Podrimja!”, ka shkruar Qorrolli, deputeti e gjyqtari në tentativë./lajmi.net/