QKUK thotë se Klinika e Gjinekologjisë është e furnizuar me oksitocinë

Oksitocina, është një oligopeptide që ndërtohet nga 8 aminoacide, e cila luan rol shumë të rëndësishëm në shumë procese fiziologjike e psikologjike, duke përfshirë edhe dhimbjet e lindjes tek gratë shtatzëna. Kjo substancë, është kyçe në Klinikën e Gjinekologjisë ku realizohen lindjet e abortet. Disa burime të lajmi.net brenda kësaj Klinike, kanë raportuar se kjo…

Lajme

21/01/2026 16:39

Oksitocina, është një oligopeptide që ndërtohet nga 8 aminoacide, e cila luan rol shumë të rëndësishëm në shumë procese fiziologjike e psikologjike, duke përfshirë edhe dhimbjet e lindjes tek gratë shtatzëna.

Kjo substancë, është kyçe në Klinikën e Gjinekologjisë ku realizohen lindjet e abortet.

Disa burime të lajmi.net brenda kësaj Klinike, kanë raportuar se kjo substancë është mungesë por një gjë të tillë e kanë mohuar nga Klinika e Gjinekologjisë.

Pas publikimit të lajmit nga lajmi.net, Klinika e Gjinekologjisë e ka mohuar se nuk e kanë një substancë të tillë.

“Lidhur me raportimin e publikuar nga portali juaj për gjoja mungesë të produktit medicinal Oksitocinë (ampulla) në Klinikën e Gjinekologjisë, e përgënjeshtrojmë kategorikisht këtë lajm të paverifikuar paraprakisht, i cili nuk është konfirmuar përmes asnjë rruge zyrtare. Klinika e Gjinekologjisë, si dhe të gjitha repartet ku përdoret ky produkt medicinal, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të furnizuara rregullisht me Oksitocinë, pa asnjë ndërprerje të furnizimit”, kanë thënë nga kjo Klinikë.

Pavarësisht se lajmi.net iu ka dërguar pyetje, nga QKUK e kanë mohuar se i kanë pranuar pyetjet.

Në email-in e njëjtë ku lajmi.net i ka pyetur për oksitocinë, i ka pyetur edhe për mungesë të fashave në dy klinika në Gjinekologji dhe Reumatologji, por që këtë pyetje e kanë “injoruar” dhe nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/