QKUK: Secila kompani që zgjedhet apo kontraktohet për sigurim fizik e ka obligim të marrë në punë punëtorët aktual

Qendra Klinik dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar opinionin publik në lidhje me sigurimin fizik të objektev, ku tashmë thuhet se po i siguron Policia e Kosovës. Sipas QKUK-s çdo kompani që kontraktohet e ka për obligim të marrë në punë punëtorët aktual, asnjëri nga ta nuk do të mbetet pa punë. Tutje thuhet…

Lajme

24/06/2025 13:32

Qendra Klinik dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar opinionin publik në lidhje me sigurimin fizik të objektev, ku tashmë thuhet se po i siguron Policia e Kosovës.

Sipas QKUK-s çdo kompani që kontraktohet e ka për obligim të marrë në punë punëtorët aktual, asnjëri nga ta nuk do të mbetet pa punë.

Tutje thuhet se lënda është në Gjykatën Komerciale, por edhe pse kanë kaluar disa javë, nuk ka ndonjë vendim lidhur me të.

Postimi i plotë i QKUK:

Qendra Klinik dhe Universitare e Kosovës (QKUK), në lidhje me sigurimin fizik të objekteve, sqaron se me datë 22 Maj 2025, ka pranuar një Vendim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, përmes së cilit obligohet që të shkëpusë kontratën e negociuar, lidhur para më shumë se dy muaj për sigurimin fizik të objekteve.

Ashtu siç ka obliguar OSHP, QKUK me datën 21 qershor 2025, ka shkëputur kontratën për sigurim fizik të objekteve.

Sa i përket çështjes së punëtorëve, secila kompani që zgjedhet, apo kontraktohet nga QKUK, për sigurim fizik, e ka obligim të marrë në punë punëtorët aktual, asnjëri nga ta nuk do të mbetet pa punë.

Lënda është në Gjykatën Komerciale, por edhe pse kanë kaluar disa javë, nuk ka ndonjë vendim lidhur me të.

QKUK, ka ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të lidhur një kontratë të re.

Krahas kësaj, menaxhmenti i QKUK-së, ka zhvilluar takime me Policinë e Kosovës, që në kuadër të kontratës për punë dytësore, të bëjë sigurimin në 10 deri në 12 pikat kryesore, deri në zgjidhjen e kontratës së re të negociuar për sigurim fizik./Lajmi.net/