QKUK realizon për herë të parë në Kosovë intervenimin kirurgjik minimal invaziv për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se QKUK ka shënuar një avancim të rëndësishëm në fushën e urologjisë. Për herë të parë në Kosovë është realizuar intervenimi kirurgjik minimal invaziv Nephrolitotomia Perkutane (PCNL – Percutaneous Nephrolithotomy) për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka. ShSKUK ka njoftuar se deri më tani, pacientët me…
Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se QKUK ka shënuar një avancim të rëndësishëm në fushën e urologjisë.
Për herë të parë në Kosovë është realizuar intervenimi kirurgjik minimal invaziv Nephrolitotomia Perkutane (PCNL – Percutaneous Nephrolithotomy) për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka.
ShSKUK ka njoftuar se deri më tani, pacientët me këtë patologji kanë qenë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.
“Fillimi i aplikimit të kësaj procedure në QKUK përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve urologjike dhe në ofrimin e trajtimeve moderne brenda sistemit publik shëndetësor në Kosovë”, ka njoftuar ShSKUK.
Ata kanë thënë se procedura është realizuar nga ekipi i Klinikës së Urologjisë në bashkëpunim me Klinikën e Anesteziologjisë, duke përdorur teknologjinë bashkëkohore të laser-it holmium, e cila mundëson thyerjen dhe largimin e gurëve në veshka përmes një qasjeje minimale invazive.
“Metoda PCNL përdoret për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka dhe realizohet përmes një prerjeje shumë të vogël në lëkurë, duke mundësuar qasje direkte në veshkë. Kjo teknikë redukton traumën kirurgjike, kohën e qëndrimit në spital dhe periudhën e rikuperimit të pacientit. Pacienti me inicialet N.M., i lindur në vitin 1967, është rasti i parë që i’u nënshtrua me sukses këtij intervenimi dhe është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: