QKUK: Përmes një intervenimi të rrallë i shpëtohet jeta 55 vjeçarit të therur me thikë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se përmes një intervenimi, që e kanë bërë për herë të parë, i kanë shpëtuar jetën një 55 vjeçari që u ther me thikë.

Lajme

08/03/2022 12:30

“Puna ekipore e mjekëve të disa klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nën udhëheqjen e kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgut torakal, kardiokirurgut dhe ekipit përcjellës ka shpëtuar jetën e një 55 vjeçari të therur me thikë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Pacienti, i goditur me thikë në shpinë, kishte pësuar lëndim të aortës së gjoksit dhe operacioni i tij zgjati për orë të tëra.

“Përveç lëndimit të aortës së gjoksit kishte dhe dëmtimi të pjesësshëm të palcës së kurrizit. Operacioni ishte shumë kompleks dhe është kryer me sukses të plotë. Lëndimet e tilla në shumicën e rasteve janë fatale për pacientin. Në QKUK është hera e parë që kryhet ky lloj i intervenimit të rëndë”.