QKUK: Pacienti që mbeti i plagosur në Pejë është gjendje stabile
Pacienti që u transferua Qendra Klinike Universitare të Kosovës, pasi mbeti i plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri ditën e djeshme në Pejë, është në gjendje stabile. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar mjeku kujdestar Naser Syla, i cili tha se i njëjti është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm. Poashtu…

Lajme
Pacienti që u transferua Qendra Klinike Universitare të Kosovës, pasi mbeti i plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri ditën e djeshme në Pejë, është në gjendje stabile.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar mjeku kujdestar Naser Syla, i cili tha se i njëjti është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm.
Poashtu pak më parë, spitali i Përgjithshëm i Pejës njoftoi se pacienti tjetër që mbeti i plagosur të premten në Pejë është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, është ndaluar për 48 orë.