QKUK: Mbingarkohet Klinika Emergjente, 871 raste për katër ditë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se Klinika Emergjente po vazhdon të mbetet e mbingarkuar me pacientë që po marrin trajtim emergjent mjekësor.

Lajme
Sipas njoftimit të QKUK-së, për katër ditë në këtë klinikë, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 871 pacientë me sëmundje të ndryshme.
“Bazuar në raportin e punës së kësaj klinike, për 4 ditë në këtë klinikë, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 871 pacientë me sëmundje të ndryshme. Prej tyre, 96 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
QKUK-ja ka bërë të ditur se gjatë kohës së lartcekur, janë kryer 15 operacione emergjente, 54 raste pas aksidenteve në trafik dhe 7 rasteve të helmimeve. /Lajmi.net/