QKUK: Furnizimi me oksigjen medicinal po realizohet në mënyrë të rregullt dhe pa ndërprerje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka reaguar në lidhje me raportimet për mungesë të oksigjenit medicinal. Ata kanë thënë se furnizimi me oksigjen medicinal po realizohet në mënyrë të rregullt dhe pa ndërprerje, sipas nevojave të institucioneve shëndetësore. “Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pasur mungesë të oksigjenit dhe në asnjë moment nuk është rrezikuar…

Lajme

01/07/2026 10:53

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka reaguar në lidhje me raportimet për mungesë të oksigjenit medicinal.

Ata kanë thënë se furnizimi me oksigjen medicinal po realizohet në mënyrë të rregullt dhe pa ndërprerje, sipas nevojave të institucioneve shëndetësore.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pasur mungesë të oksigjenit dhe në asnjë moment nuk është rrezikuar trajtimi apo ofrimi i shërbimeve për pacientët. Ndërkohë, procedurat për kontratën e re të furnizimit me oksigjen janë në proces”, ka njoftuar QKUK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: