QKMK: Kemi informacione se magjistralja në Rashkë, në drejtim të Jarinjes, është bllokuar nga disa qytetarë serbë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar me anë të një postimi ka thënë se kanë informacione se disa qytetarë serbë e kanë bllokuar rrugën magjistrale në Rashkë që vije në drejtim të Jarinjes. QKMK thotë se kanë informata se vetëm nga qyteti i Novi Pazarit mund të qarkullojnë automjetet, transmeton lajmi.net Postimi i plotë: Njoftim për…

Lajme

01/07/2025 22:38

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar me anë të një postimi ka thënë se kanë informacione se disa qytetarë serbë e kanë bllokuar rrugën magjistrale në Rashkë që vije në drejtim të Jarinjes.

QKMK thotë se kanë informata se vetëm nga qyteti i Novi Pazarit mund të qarkullojnë automjetet, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë:

Njoftim për qytetarët
Ju njoftojmë se kemi informata nga disa qytetarë se Magjistralja në Rashkë në drejtim të Jarinjes është e bllokuar nga disa qytetar Serb si dhe ne e kemi vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të RKS është shumë i vogël sepse kemi informata se veq nga Qyteti i Novi Pazarit mund të qarkullojnë automjetet. Për momentin nuk është asnjë kamion dhe asnjë automjet në hyrje të RKS./lajmi.net/