Të Infektuar: 39.057

Të Shëruar: 24.427

Të Vdekur: 1.005

QKK-ja ka hapur thirrjen për propozime për OSCAR!

13:04 | 15 Shtator 2020

Ftohen të gjithë të interesuarit që të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimin OSCAR për kategorinë për film në gjuhë të huaj (international feature), i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit. Në këtë katgori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë, dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta.

Përshkak të pandemisë, Akademia e Oscars ka përcaktuar disa rregulla të reja. Ndër to kryesorja që do të vlej vetëm për edicionin e 93të është për: filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:

Që ti sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD.

Filmi do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve pasi filmi është përcaktuar zyrtarisht nga komiteti përzgjedhës për të përfaqësuar vendin.

Që plotëson të gjitha kriteret e tjera të pranueshmërisë.

Kushtet dhe detajet tjera të aplikimit i gjeni këtu.

Propozimet mund të dërgohen përmes e-mail adresës: [email protected]