“Qipro nuk do ta njohë kurrë Kosovën”

Serbia vazhdon lobimin kundër pavarësisë së Kosovës.

Lajme

31/07/2018 23:45

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe kreu i ministrisë së Jashtme të Qipros, Nikos Hristodulidis, janë takuar sot në Nlkozi dhe kanë biseduar për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Daçiq informoi homologun qipriot për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Tutje gjatë takimit ministri qipriot e njoftoi kreun e diplomacisë serbe rreth situatës aktuale në lidhje me çështjen problematike të Qipros.

Daçiq njofton se qëndrimi i Qipros ndaj Kosovës mbetet i pa ndryshueshëm dhe nuk do ta njohë “pavarësinë e njëanshme të Kosovës”. /Lajmi.net/