Në Shkup ka filluar protesta “Protestoj shqip” Foto dhe Video
Në Shkup ka filluar marshi protestues gjithëshqiptar në organizim të Lëvizjes “BESA”, me moton “Protestoj Shqip” .

Lajme
E plotësuar
Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e Qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni.
Protestuesit në lagjen Çair kanë filluar duke brohoritur me parullat: “Ali Ahmeti e japim lirinë se japim”, “Menduh Thaçin e japim lirinë se japim”.
Sipas këshillit organizativ protesta nis nga Parku i Çairit dhe do të përfundojë para urës “Goce Dellçev” që është afër Qeverisë së Maqedonisë.
——
Protesta gjithëshqiptare, e cila do të mbahet sot në Shkup, e që është organizuar nga Këshilli Organizativ i Protestës “Protestoj Shqip”, ndërsa është mbështetur nga rreth 70 subjekte politike, organizata joqeveritare dhe personalitete të larta të jetës publike, tashmë ka filluar të goditet nga strukturat qeveritare.
