Qindra mijëra njerëz mblidhen për varrimin e Papa Françeskut

Papa Françesku do të varroset sot në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë. Sakaq, meshën funerale po e kryeson kardinali Giovanni Battista Re. Anëtarët mbretërorë, presidentë, kryeministra dhe një legjion besimtarësh do t’i bëjnë nderimet e fundit Papa Françeskut në meshën në Sheshin e Shën Pjetrit. Sipas raportimeve, mbi 200 mijë njerëz do të marrin…

Bota

26/04/2025 09:27

Papa Françesku do të varroset sot në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë.

Sakaq, meshën funerale po e kryeson kardinali Giovanni Battista Re.

Anëtarët mbretërorë, presidentë, kryeministra dhe një legjion besimtarësh do t’i bëjnë nderimet e fundit Papa Françeskut në meshën në Sheshin e Shën Pjetrit.

Sipas raportimeve, mbi 200 mijë njerëz do të marrin pjesë në lamtumirën e fundit të Papa Françeskut.

Edhe presidentja Vjosa Osmani do të jetë pjesë e ceremonisë së varrimit të papës.