Qeverisja lokale, pa qytetarë!

Vetëm 27 premtime nga 126 sa ishin dhënë gjatë fushatës zgjedhore nga kandidat për kryetar të komunave janë realizuar gjatë vitit 2014. Ky është konstatimi që ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), për punë njëvjeçare të 18 komunave të Kosovës.

Lajme

15/01/2015 13:07

Në konferencën për media të mbajtur të enjten, ku është publikuar Raporti Vjetor për 18 komunat “Pasqyra e Komunës Një Vit Pas Zgjedhjeve Lokale”, u tha se përkundër faktit që qeverisja lokale në krahasim me atë qendrore ka qenë më dinamike në vitin 2014, është konstatuar se ka ende mangësi në ofrimin e shërbimeve publike.

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se gjatë vitit të kaluar, nga 126 premtime të dhëna, vetëm 27 prej tyre janë realizuar.

“Nga gjithsej 126 premtime zgjedhore të cilat janë marrë në këto 18 komuna vetëm 27 prej tyre janë realizuar plotësisht, ndërsa kemi edhe 41 premtime të cilat kanë filluar së realizuari”.

“Gjatë këtij viti shumë kryetar vazhdojnë të jenë jo llogaridhënës ndaj qytetarëve, mungojnë konsultat që ndihmojnë përfshirjen e qytetarëve në hartimin e buxhetit, e kjo krejt si pasojë e mosQeverisja lokale, pa qytetarë!gatishmërisë nga kryetarët e komunave”, tha Kryeziu, transmeton lajmi.net.

Nga monitorimet që ka bërë KDI në 18 komunat e Kosovës (Deçan, Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë, Skenderaj, Shtime, Viti, Malishevë,Junik, Mamushë, Graçanicë, Prizren, Suharekë,Rahovec, Dragashë), Buxheti, Transparenca dhe llogaridhënia u tha se janë ndër problemet me të cilat ballafaqohet qeverisja lokale.

Në bazë të raportit të KDI-së, janë përmendur disa parregullsi dhe mungesë e punës në komunat që jaë monitoruar.

“Mungesa e prezencës së kryetarit të Deçanit në Kuvend Komunal dhe raportim jo i mirëfilltë i tij, konflikte me ndërmarrjen ‘Çabrati’  për pastrim në Gjakovë, ndotjen e ambientit me mbeturina të lumenjve në Kaçanik”.

“Shfrytëzim të pronës publike në mënyrë jo të rregullt në Klinë, mos adresimi me kohë i kërkesave të qytetarëve në Fushë Kosovë, tejzgjatje e ndërtimeve të komunës në Kamenicë, gjuha  fyese e kryetarit dhe opozitës dhe anasjelltas në Mitrovicë.  Mbylljen e Komunës për qasje në dokumentet  zyrtare në Skenderaj, mos funksionimi i komuniteteve konsultative në Shtime”.

Po ashtu si problem janë paraqitur edhe mos-ofrimi i shërbimeve publike bazike, ku në 12 komuna nga 18 që ka monitoruar KDI, kanë probleme me ujë të pijshëm, mbeturinat , kanalizimi, tendenca për politizim në arsim, etj.

Sipas KDI-së në buxheti për vitin 2015, nëse shikohen shpenzimet kapitale, ka ngritje të buxhetin në vetëm 7 komuna, Prizren, Graçanicë, Rahovec , Fushë Kosovë, Pejë, Prizren dhe Gllogoc.

Ndërkaq, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës , tha se nga shumë analiza të bëra, del se besimi i qytetarëve në ofrimin  e shërbimeve është i plotë. Ai po ashtu tha se Transparenca dhe llogaridhënia është duke u rritur.

Ai përmendi së në krahasim me vitin 2013, në vitin që e lëmë pas, (2014) komunat kanë arritur që t’i ngritin të hyrat vetanake në përgjithësi për 30 për qind.

Kurse, Agron Maxhuni zyrtar ligjorë në Ministrinë e Administratës Publike, përmendi disa nga sfidat e pushtetit lokal.

“Cilësia e akteve të komunave, mungesa e postimit financiar, raportet për zbatimin e akteve për nivelin lokal, publikimi dhe përkthimi  i akteve komunale, menaxhimi i pronës  komunale, themelimi i ndërmarrjeve publike”, tha Maxhuni.