Qeverisja elektronike – mundësi e pashfrytëzuar në vend

Në Universitetin UBT në Prishtinë është mbajtur sot konferencën ndërkombëtare e organizuar nga Oda Austriako-Kosovare, ku është diskutuar edhe për mundësitë dhe sfidat e qeverisjes elektronike (e-qeverisja) në nivel komunal.

Lajme

11/03/2015 15:37

Duke folur për mundësitë, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka theksuar se përmes qeverisjes elektronike rritet niveli i cilësisë së shërbimeve dhe efikasiteti ëhstë më të lartë.

“E-qeverisja ofrohet si një alternativë, por jo si zëvendësim i zyrave ‘tradicionale’, sepse ato vazhdojnë të jenë në dispozicion për kategorinë e njerëzve tjerë që preferojnë kontakte personale me autoritetet apo për arsye se nuk janë të familjarizuar sa duhet me teknologjinë informative”, ka thënë Tahiri.

“Poashtu përmes e-qeverisjes bëhet ekonomizimi i procedurave administrative ndërsa në anën tjetër kemi qasje më të shpejtë të qytetarëve në shërbime publike”.

Sa i përket menaxhimit në komunë, Tahiri ka thënë se përmes e-qeverisjes bëhet identifikimi më i lehtë i përgjegjësisë së punëtorëve të administratës në lidhje me kryerjen e detyrave të punës.

“Qeverisja elektronike mundëson kontroll dhe monitorim me efikas të punëve në komunë”.

Përveç mundësive që sjellë qeverisja elektronike, Tahiri ka theksuar edhe sfidat dhe disatvantazhet qe mundë të vijnë e që ndërlidhen me reduktimin e numrit të punëtorëve në administratë që rezulton në rritje te papunësisë, në nivelin komunal dhe shtetëror.

Tahiri ka përmendur edhe keqpërdorimin e mundshëm të shërbimeve të internetit nga ana e punëtorëve të administratës publike dhe mundësia e atakimit të sistemit kompjuterik nga kriminaliteti kompjuterik si dhe mundësia e falsifikimit të dokumentacionit duke përdorur shifra dhe kode.

Në përmbyllje të prezantimit të tij, Tahiri ka thënë se përdorimi i teknologjisë informative në administratën publike është një domosdoshmëri e kohës që kushtëzon direkt funksionimin efikas të saj. Pra, në shekullin 21, e-qeverisja sipas tij është imperativ i kohës.