Qeveria sqaron se nuk do të ketë rritje të çmimit të naftës

Qeveria bënë të ditur se nga ndryshimet fiskale të bëra se fundi, nuk është rritur akciza në naftë dhe produkte të saj.

Lajme

25/09/2015 16:56

Kështu ka thënë Sokol Havolli, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se ndryshimet në taksa nuk do të ndikojnë në rritjen e çmimit.

“Nuk është rritur akciza në naftë. Është hequr dogana në propan, butan dhe gaz. Heqja e doganës është zëvendësuar me rritje të akcizës në po të njëjtat lëndë, propan, butan dhe gaz. Ky ndryshim nuk ka efekt në çmime të këtyre lëndëve djegëse në treg, por vetëm e plotëson një kërkesë të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Akciza në naftë mbetet e paprekur!”, ka thënë Havolli.