Qeveria rrit pensionet edhe për kategoritë e luftës, kjo do të jetë rritja për secilën kategori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot përmes një konference për media se ka rritur pensionet edhe për kategoritë e luftës. Kurti ka thënë se nga muaji janar i vitit 2025, do të rriten për 20% pensionet e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UCK,…

Lajme

07/10/2024 14:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot përmes një konference për media se ka rritur pensionet edhe për kategoritë e luftës.

Kurti ka thënë se nga muaji janar i vitit 2025, do të rriten për 20% pensionet e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UCK, viktimave të dhunës seksuale, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

“Te këto kategori për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të luftës që kanë më shumë se një dëshmorë apo më shumë se një person të zhdukur do të rritet formula e pensionit duke e rritur për 50% të pensionit bazë të çdo dëshmori apo të zhdukur tjetër që ka familja e jo të rritet me nga 20 apo 10% siç ka qenë deri më tani. E njëjta formulë do të përdoret edhe për familjet e viktimave dhe të zhdukurve civil ku për çdo viktimë apo të zhdukur tjetër që ka familja, pensioni do të rritet për 50% të pensionit bazë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se puna e kësaj Qeverie për mbështetje të pensionistëve nuk mbaron me kaq, por do të vazhdoj edhe më tej drejt kompletimit të reformës pensionale. /Lajmi.net/