Qeveria publikon agjendën e aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Në njoftim bëhet e ditur se aktivitetet fillojnë nga data 8 qershor ku në sheshin ‘‘Skënderbeu’ në Prishtinë do të mbahet koncert. Aktivitetet më pas do të vazhdojnë gjatë muajit mes datave 10, 11, 12, 13, 20, 21 dhe…

Lajme

03/06/2025 17:43

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se aktivitetet fillojnë nga data 8 qershor ku në sheshin ‘‘Skënderbeu’ në Prishtinë do të mbahet koncert.

Aktivitetet më pas do të vazhdojnë gjatë muajit mes datave 10, 11, 12, 13, 20, 21 dhe 25 qershor, e cila do të jetë edhe dita e përmbylljes së këtyre aktiviteteve.