​Qeveria nesër mban mbledhjen, kjo është agjenda

Qeveria e Kosovës nesër mban mbledhje e radhës në të cilën do të shqyrtohen shtatë pika të rendit të ditës. Sipas njoftimit, mbledhja do të nis në orën 09:00. Ky është rendi i ditës: Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini Sh. A.”, Pejë (ZKM).…

Lajme

25/03/2025 21:45

Qeveria e Kosovës nesër mban mbledhje e radhës në të cilën do të shqyrtohen shtatë pika të rendit të ditës.

Sipas njoftimit, mbledhja do të nis në orën 09:00.

Ky është rendi i ditës:

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini Sh. A.”, Pejë (ZKM).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Zëvendësdrejtorit Ekzekutiv për Trajtim të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës (MD).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit (MINT).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e analizës juridike për thjeshtimin, bashkimin ose eliminimin e lejeve ose licencave të lëshuara në kuadër të:

Autoritetit të Aviacionit Civil

Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Zyrës së Rregullatorit të Energjisë

Autoritetit të Hekurudhave të Kosovës

Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Autoritetit Rregullativ të Shërbimeve të Ujit

Komisionit të Pavarur për Media

Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (ZKM).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për anulimin e pjesshëm të Vendimit Përfundimtar Nr. 06/98 të datës 18 prill 2019 (MMPHI).

Shqyrtimi i Draftit të Raportit të Përgjithshëm Vjetor mbi Inspektimet (ZKM).

Shqyrtimi i Draftit të Udhëzuesit për Inspektimet e Përbashkëta (ZKM).