Qeveria në detyrë e formuar në Kosovë, Duncan: Ishte e vetëdeklaruar, nuk kishte arkitekturë ku të mbështeteshin organet e emëruara – Shteti nuk ekzistonte

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po dëshmon në ditën e tij të dytë para Dhomave të Specializuara të Hagës. Ai në këtë seancë është pyetur sot se a është realizuar qëllimi i Marrëveshjes së Rambujesë, për çka ka thënë se sa i takon luftimeve në kuptimin ligjor, ai qëllim është arritur me evakuimin…

Lajme

23/09/2025 13:43

Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po dëshmon në ditën e tij të dytë para Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ai në këtë seancë është pyetur sot se a është realizuar qëllimi i Marrëveshjes së Rambujesë, për çka ka thënë se sa i takon luftimeve në kuptimin ligjor, ai qëllim është arritur me evakuimin përfundimtar të trupave serbe dhe paramilitare më 21 qershor.

Ai ka thënë se pas 21 qershorit, nuk ishte situatë luftimesh por shqetësime civile që dilnin në pah, për çka ka thënë se KFOR-i ishte më i specializuar për ndalimin dhe kufizimin e sulmeve.

Në lidhje me Qeverinë në detyrë që ishte formuar në Kosovë, ai ka thënë se ishte organizim i vetëdeklaruar që kishin themeluar organe apo institucione të ndryshme në përbërjen e vet.

“Nuk kishte të bëjë me një shtet sepse nuk kishte asnjë arkitekturë ku të mbështeteshin organet e emëruara. Ishte një dikotomi e vërtetë, sepse Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara fliste me Serbinë në njërën anë, por Serbia kishte një arkitekturë të plotë shtetërore, kishte instanca, shërbim publik, shërbim policor. Por Kosova nuk kishte asnjë arkitekturë mbështetëse, as ligjërisht as praktikisht. Ky ishte problem kryesor dhe problem kryesor tjetër ishte se nuk ekzistonte një strukturë që mund të zbatonte udhëzimet, sepse Thaçi mund të jepte një udhëzim por nuk kishte legjitimitet demokratik. Shteti që ai donte të përfaqësonte nuk ekzistonte. Nuk kishte shërbim publik, nuk njihej nga askush, kishte kufizim gjeografik asgjë tjetër”, ka thënë Duncan.  /Lajmi.net/