Qeveria ndan mbi dy milionë euro për MASHT-in, për përmbylljen e subvencionimit për tekstet shkollore

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë miratuar disa vendime. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se ministria e Arsimit ka bërë kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare, në mënyrë që të përmbyllet subvencionimi për tekstet shkollore. “Ministria e Financave ka pranuar kërkesën e MASHT-it, për 2…

Lajme

19/09/2025 10:23

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë miratuar disa vendime.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati tha se ministria e Arsimit ka bërë kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare, në mënyrë që të përmbyllet subvencionimi për tekstet shkollore.

“Ministria e Financave ka pranuar kërkesën e MASHT-it, për 2 milionë e 41 mijë e euro për subvencionimin e teksteve shkollore”, tha Murati.

Kjo pikë u miratua pa asnjë kundërshtim nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Ndryshe shumë prindër gjatë ditëve të kaluara kanë raportuar se nuk i kanë marrë ende paratë që parashihet t’i marrin për subvencionimin e teksteve shkollore.

Kjo çështje ka ngritur debat të gjerë në vend, pasi prindërit kanë deklaruar se më tepër po shpenzojnë deri në blerje, se sa para që po u jepen pastaj./Lajmi.net/