Qeveria miraton projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e tetë të saj, ka miratuar projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, një hap të rëndësishëm për avancimin e cilësisë dhe besueshmërisë së sistemit arsimor në vend. Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se përmes këtij projektligji “vëhet një standard i ri i seriozitetit dhe meritokracisë në arsim, duke…
Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e tetë të saj, ka miratuar projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, një hap të rëndësishëm për avancimin e cilësisë dhe besueshmërisë së sistemit arsimor në vend.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se përmes këtij projektligji “vëhet një standard i ri i seriozitetit dhe meritokracisë në arsim, duke e konsoliduar Provimin e Maturës si një mekanizëm të drejtë dhe të besueshëm për të gjithë nxënësit.”, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, reforma i jep vlerë punës së nxënësve dhe garanton një sistem arsimor më të drejtë, më të besueshëm dhe më konkurrues.
“Projektligji garanton rregulla të qarta për mbajtjen, organizimin dhe administrimin e provimeve, duke mbrojtur të drejtat e kandidatëve dhe duke forcuar përgjegjësinë institucionale. Ai krijon një sistem vlerësimi që reflekton në mënyrë reale njohuritë dhe përgatitjen e nxënësve, larg rastësisë apo improvizimit”, ka shtuar Kurti.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, ka paraqitur përmbajtjen dhe arsyetimin e projektligjit, duke nënvizuar se ai përcakton statusin e Provimit të Maturës në sistemin arsimor, përmbajtjen, kushtet dhe mënyrën e mbajtjes së tij, të drejtat e kandidatëve, si dhe strukturat përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e këtij procesi.
Njoftimi i plotë: