Qeveria merr vendim- Nënave të reja u rriten shtesat nga 170 euro në 325 euro në muaj
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar sot në mbledhjen e radhës. Kurti tha se Qeveria e mirë sjell lajme të mira. Kurti në mbledhjen e sotme njoftoi se vendimi i ri është që nënave të reja t’u rriten shtesat nga 170 euro në 325 euro, apo dyfish më shumë. “Qeverisja jonë e mirë po…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar sot në mbledhjen e radhës.
Kurti tha se Qeveria e mirë sjell lajme të mira.
Kurti në mbledhjen e sotme njoftoi se vendimi i ri është që nënave të reja t’u rriten shtesat nga 170 euro në 325 euro, apo dyfish më shumë.
“Qeverisja jonë e mirë po vazhdon me politika që kanë në qendër mirëqenien dhe zhvillimin e vendit. Po e nisim me lajmin e mirë për nënat e reja. Deri më tani rreth 70 mijë nëna të reja kanë përfituar nga këto shtesa. Meqë tani e kemi pagën. Do të miratojmë vlerën e rritjes mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro. Aq sa është vlera neto e pagës minimale të re””,tha Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai tha se për të gjitha nënat lehona shtesa mujore do të rriten në 325.9 euro e kjo përbën një rritje prej 91.7%./Lajmi.net/