Qeveria me shpenzime të larta, ja sa u shpenzuan për tre muaj
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar së fundmi të dhënat mbi llogaritë qeveritare për tremujorin e katërt të vitit 2024. Nga të dhënat e fundit shihet të ketë një rritje si në të hyrat ashtu edhe në shpenzimet e Qeverisë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në përditësimin e fundit…

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar së fundmi të dhënat mbi llogaritë qeveritare për tremujorin e katërt të vitit 2024.
Nga të dhënat e fundit shihet të ketë një rritje si në të hyrat ashtu edhe në shpenzimet e Qeverisë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në përditësimin e fundit të ASK-së shpenzimet e qeverisë janë më të mëdha në tre mujorin e katërt të vitit2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Shpenzimet e Përgjithshme të Qeverisë në TM4 2024 ishin 1 miliard e 134 milion euro. Derisa shpenzimet në TM4 2023 ishin 1 miliard e 062.2 milion Euro.
Sipas njoftimit të ASK-së këto shpenzime pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, Formimi i kapitalit bruto 22%, Kompensimi i punëtorëve me 18%, Konsumi i ndërmjetëm 14% ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.
Po ashtu në këtë raport, tregohen edhe të hyrat e Qeverisë në TM4 2024 të cilat janë rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM4 2023.
Tashmë të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 janë 941.6 milion euro. Ndërsa të hyrat në TM4 2023 ishin 806.5 milion Euro.
Ndërkaq pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67 % të totalit të të hyrave, Tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%, Aktivet dhe detyrimet financiare 12%.
Teksa një pjesë tjetër e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave. /Lajmi.net/