Qeveria mbajti mbrëmë mbledhje elektronike, u morën katër vendime

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas njoftimit për media janë miratuar disa vendime. Në kuadër të vendimeve të marra në këtë mbledhje është edhe programin e pronësisë industrial 2025-2027, transmeton lajmi.net. Njoftimi i plotë: Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilin…

Lajme

10/01/2025 09:14

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje sipas njoftimit për media janë miratuar disa vendime.

Në kuadër të vendimeve të marra në këtë mbledhje është edhe programin e pronësisë industrial 2025-2027, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilin ka miratuar:

 

  • Kërkesën për dhënien në shfrytëzim të objektit për trajtimin e nënprodukteve shtazore në lokacionin Zona Industriale, Sankoc, Komuna e Gllogocit;
  • Programin për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2025-2028 dhe Planin e Veprimit 2025-2026;
  • Programin e Pronësisë Industriale 2025-2027;
  • Planin e Veprimit 2025-2027 për zbatimin e Strategjisë së Reformës së Administratës Publike 2022-2027./Lajmi.net/