Qeveria lejon faljen e Kurban Bajramit

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në bashkëpunim me Bashkësinë Islame u dakorduan që të bëhet falja e Kurban Bajramit ndonëse gjendemi në situatë pandemike.

Lajme

27/07/2020 22:23

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.

“Po është e vërtetë, ne e kemi lëshuar informacion. Është marr vendim që të lejohet falja e Kurban Bajramit”, ka thënë Sadriu.

Ndryshe, qeveria po ashtu pritet të dal me vendime të reja, ku ndër to është që nga ora 22:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ketë ndalim për çfarëdo qarkullimi për komunat si më poshtë:

”Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë”. /Lajmi.net/