Qeveria Kurti mbajti mbrëmë mbledhje elektronike- miraton udhëzimin për regjistrimin e pronës në emër të dy bashkëshortëve
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike. Në këtë mbledhje sipas njoftimit të bërë për media theksohet se janë aprovuar tri vendime. Në këtë mbledhje është aprovuar edhe Udhëzimi Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të të dy bashkëshortëve. Njoftimi i plotë: Aprovuar Udhëzimin…

Lajme
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike.
Në këtë mbledhje sipas njoftimit të bërë për media theksohet se janë aprovuar tri vendime.
Në këtë mbledhje është aprovuar edhe Udhëzimi Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të të dy bashkëshortëve.
Njoftimi i plotë:
- Aprovuar Udhëzimin Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.
- Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/251 të datës 12 mars, me të cilin ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor”. Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë.
- Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/251 të datës 12 mars 2025, me të cilin është emëruar Komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: “Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Sipas këtij ndryshimplotësimi, anëtari Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, zëvendësohet me Anita Kalanderin, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë./Lajmi.net/