“Qeveria Kurti a jeni në Kosovë? Qytetarët po paguajnë naftë si në Evropë”
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas shtrejntimit astronomik të çmimit të naftës në vend.
Lajme
Tahiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se qytetarët e Kosovës po paguajnë naftë me të njëjtën kosto sikurse ata të BE-së, shkruan lajmi.net.
“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta”, thuhet në postimin e tij.
“Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës. Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!”, përfundon Tahiri.
Përgjatë ditës ka pasur raportime se çmimi i naftës ka mbërritur deri në 1.80 euro për litër. /Lajmi.net/