Qeveria kërkon të paguhet borxhi ndaj punëtorëve të Fabrikës së Gypave

Qeveria e Kosovës kërkon nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, që të zbatojë vendimin e Kuvendit, për pagesën e borxhit ndaj punëtorëve të Fabrikës së gypave në Ferizaj.

Lajme

27/05/2014 18:48

Në një komunikatë për media të Qeverisë, thuhet se ekzekutivi ka kryer të gjitha obligimet e dala nga Gjykata Kushtetuese, ajo komunale e Ferizajt dhe Kuvendi, duke hequr dorë që të pranojë mjetet tepricë tepricë pas kryerjes së detyrimeve ndaj punëtorëve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës fton AKP-në dhe institucionet përkatëse të drejtësisë të zbatojnë Vendimet lidhur me të drejtat e punëtorëve të Fabrikës së Gypave të Çelikut në Ferizaj”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konform përgjegjësive të saj ligjore dhe institucionale ka kryer të gjitha obligimet që dalin nga Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës komunale të Ferizajt dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me rastin e punëtorëve të Fabrikës për prodhimin e gypave të çelikut në Ferizaj, duke hequr dorë nga pranimi i mjeteve tepricë pas kryerjes së detyrimeve ndaj punëtorëve”.

“Në ftojmë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës të zbatojnë vendimet e mëhershme të organeve të drejtësisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i Kuvendit të Kosovës obligon AKP-në të sigurojë pagesën e borxhit ndaj punëtorëve të Fabrikës për prodhimin e gypave të çelikut në Ferizaj”.