Qeveria ia lejon ATK-së përdorimin e automjeteve edhe jashtë orarit

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Lajme

28/01/2021 09:33

Në mbledhjen e 60-të Qeveria i ka lejuar përdorimin e automjeteve Administratës Tatimore të Kosovës, gjegjësisht Drejtorisë së Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

“Në vazhdim të mbledhjes është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për përdorimin e automjeteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas ndryshimeve, rregullave të këtij vendimi nuk i nënshtrohen veturat në përdorim nga Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, të cilat me vendim të drejtorit të Drejtorisë së Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, drejtorit të përgjithshëm të ATK-së ose me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, mund të përdoren për qëllime operacionale në çdo kohë edhe jashtë orarit të rregullt të punës”. /Lajmi.net/