Qeveria i reagon BE-së, thotë se projektligji për Liritë Fetare u bllokua nga Lista Serbe
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i ka reaguar zëdhënës së Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, e cila i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës për ta miratuar Ligjin për liritë fetare “Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare, por dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë se ai…
Lajme
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i ka reaguar zëdhënës së Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, e cila i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës për ta miratuar Ligjin për liritë fetare
“Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Liritë Fetare, por dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb po garantojnë se ai mbetet i bllokuar në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social “X”.
Para mediave të martën, zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta mbështesin miratimin e këtij ligji.
“Për projektligjin ne bëjmë thirrje që të miratohet Ligji për liritë fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit të mbështesin miratimin e këtij ligji”, është shprehur ajo, kur u pyet për statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Postimi i tij i plotë në “X”:
The Government of Kosovo has passed the Draft Law on Religious Freedoms, but the ten seats guaranteed to the Serbian community are guaranteeing it remains blocked in the Assembly of Kosovo.https://t.co/9CmSUS8CWs@ExtSpoxEU
— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) January 7, 2025