Qeveria i garanton gruas së ish-presidentit Rugova, 1 mijë euro, veturë dhe shofer
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që bashkëshortes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, t'i jap pagë mujore prej 1 mijë euro.
Lajme
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin që bashkëshortes së ish-presidentit Rugova, Fana Rugova, t’i lejohet transfer i mjeteve financiare në muaj, në vlerë prej 1 mijë eurosh, raporton lajmi.net.
Po ashtu, asaj do t’i sigurohet edhe një veturë dhe drejtues automjeti. /Lajmi.net/