Qeveria formon komision për punësimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u zhvilluar ka formuar një Komision për punësimin e banorëve të Hades dhe Shipitullës.

Lajme

12/02/2019 14:42

Qeveria e Kosovës ka formuar komision për fillimin e procedurës së punësimeve të banorëve të Hades dhe Shipitullës, pas shpronësimeve që kanë ndodhur në këto dy fshatra, raporton lajmi.net.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ky është një obligim i mbetur pezull, teksa u ka kërkuar falje banorëve se pse një procedurë e tillë ka zgjatur më shumë se që është dashur. /Lajmi.net/