Qeveria: Është banal arsyetimi i Serbisë për ndalimin e karateistëve të Kosovës

Ndalimi i Serbisë për pjesëmarrjen e karateistëve kosovarë në Kampionatin Evropian ka nxitur reagime në qeverinë Haradinaj.

Lajme

09/05/2018 11:08

Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se arsyetimi i shtetit serb për një vendim të tillë është absurd dhe i përket një shteti i cili është i varfër në mendësi.

Ky është postimi i plotë i Arifit në Facebook:

“Arsyetimi i shtetit Serb për ndalimin e karateistëve të Kosovës për pjesëmarrjen në Kampionatin e Europian është absurd. Nuk ēshtë hera e parë që këto autoritete përdorin argumente banale që më shumë ngjajnē në argumente cirkusantësh se sa në argumente shtetërore. I varfër në mendësi është ai shtet që sportin e sheh si kërcënim dhe vendos policinë përball tyre. Kosova dhe sportistët e saj nuk ndalen nga regjimet e tilla. Kosova e ka mbijetu kercënimin, rrethimin, ndalimin dhe është sot shtet i lirë dhe i pavarur dhe kështu do të jetë përgjithmonë, pavarësisht refuzimit që hapur po e manifeston Serbia…
Kosova i ka përbrendësu dhe jeton me vlerat e përbashkëta europiane…”/Lajmi.net/