Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë euro për Koalicionin Global kundër ISIS-it

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje elektronike, Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 100 mijë euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS-it, gjatë një mbledhjeje elektronike. “Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Inspektor i Përgjithshëm, në kuadër të Zyrës së…

Lajme

30/09/2024 12:07

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje elektronike, Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e 100 mijë euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS-it, gjatë një mbledhjeje elektronike.

“Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Inspektor i Përgjithshëm, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. –  Ndarë 100,000.00 euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër ISIS/DAESh”,thuhet në njoftimin për media.

Nga Qeveria nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë ndarje./Lajmi.net/