Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme. Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, duke bërë një përmbledhje të realizimit të buxhetit dhe financave shtetërore gjatë vitit…

Lajme

28/03/2025 21:45

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në mënyrë elektronike, ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme.

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka miratuar Raportin Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, duke bërë një përmbledhje të realizimit të buxhetit dhe financave shtetërore gjatë vitit të kaluar.

Po ashtu, është miratuar Raporti i Vlerësimit të Përshtatshmërisë së Sistemit të Financimit të Komunave për vitin 2024.

Ndër vendimet tjera, Qeveria ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2023 për Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit, njoftoi ZKM.