“Qeveria e Kosovës është me ju”- Vetëvendosje hapur përkrah VLEN-in, Durmishi shkon në konventën e tyre si i deleguar i Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje edhe këtë herë ka vendosur që të marrë anë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ata janë rreshtuar përsëri me koalicionin ‘VLEN”- përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilëve u kanë thënë se Qeveria e Kosovës është me ta. Në konventën promovuese të VLEN-it, që u mbajtë…

Lajme

01/10/2025 13:44

Lëvizja Vetëvendosje edhe këtë herë ka vendosur që të marrë anë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.

Ata janë rreshtuar përsëri me koalicionin ‘VLEN”- përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilëve u kanë thënë se Qeveria e Kosovës është me ta.

Në konventën promovuese të VLEN-it, që u mbajtë në arenën “Boris Trajkvoski” në Shkup mori pjesë ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi shkoi aty si i deleguar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Kam nderin që këtë tubim kaq madhështorë ta përshëndes në emër të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Këtë tetor, shqiptarët në të dy anët e kufirit marrin pjesë në zgjedhje vendimtare lokale. Në Kosovë votohet më 12 tetor, dhe atje Vetëvendosja është ajo që VLEN. Këtu votohet më 19 tetor, dhe këtu VLEN-i ju. VLEN është forca juaj. Ashtu siç po lidhet Prizreni me Tetovën me rrugë, duhet të lidheni edhe ju me VLEN-in, të bëheni bashkë dhe të fitoni bashkë”, ka thënë Durmishi.

“Qeveria e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Durmishi iu tha se “është me ju: politikisht, kombëtarisht dhe njerëzisht”.

“Dhe për fund. Keni të fala të përzemërta nga Kryeministri Albin Kurti, i cili për shkak të vizitës në SHBA nuk pati mundësi të ishte edhe fizikisht këtu me ju”, u dëgjua të thotë ai.

Lëvizja Vetëvendosje pati vepruar ngjashëm edhe në zgjedhjet paralmentare të vitit 2024- ku kishin mbështetur hapur VLEN-in dhe ishin rreshtuar kundër Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.

Pjesëtarë të shoqërisë civile, njohës të zhvillimeve politike në rajon e opozita në Kosovë e kishin kritikuar VV-në për “përçarje” të faktorit shqiptar në RMV.

Madje, Arben Taravari e quajti Kurtin ‘kumbara’ i koalicionit VLEN.

“Patjetër që ka pasur ndikim. Unë e them shpesh se arkitekti politik i VLEN-it ka qenë zoti Kurti, dhe pa garancitë e tij nuk do ta kisha marrë vendimin të bashkohem me VLEN-in”, tha Taravari.

“E kam thënë edhe publikisht, para se të largohem nga qeveria, si me kryeministrin Kurti, ashtu edhe me kryeministrin Mickoski këtu në Maqedoni, pasi në koalicion ishim katër parti plus Vetëvendosja. Të gjitha vendimet duheshin të miratoheshin nga organet partiake dhe nga koalicioni që formuam”, tha ai./Lajmi.net/