Qeveria çon në Kuvend projektligjet për çmimet tavan dhe sigurimet shëndetësore
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dhe proceduar për në Kuvend dy projektligje kyçe – atë për çmimet tavan dhe sigurimet e detyrueshme shëndetësore për miratim para se të hyjnë në fuqi si ligje. Këto nisma vijnë si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të fuqizuar legjislacionin për çmimet e produkteve themelore dhe për…
Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dhe proceduar për në Kuvend dy projektligje kyçe – atë për çmimet tavan dhe sigurimet e detyrueshme shëndetësore për miratim para se të hyjnë në fuqi si ligje.
Këto nisma vijnë si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të fuqizuar legjislacionin për çmimet e produkteve themelore dhe për të adresuar sfidat në sistemin shëndetësor, pas rrëzimit të ligjeve të ngjashme nga Gjykata Kushtetuese gjatë mandatit të kaluar, raporton lajmi.net
Projektligji për çmimet tavan, i njohur si masa e përkohshme për produktet bazë në tregje të destabilizuara, është prezantuar në një kohë kur rritja e ndjeshme e çmimeve të karburanteve ka shkaktuar shqetësime për çmime të tjera bazike.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, tha gjatë paraqitjes së projektligjit në hartimin e tij e ka marrë parasysh rekomandimet e Kushtetueses.

Ajo tha se projektligji i ri përcakton dy lloje të masave të përkohshme: caktimin e marzhës tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë, si dhe caktimin e çmimit maksimal të lejuar për produktet bazë.
Ligji për çmimet tavan ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023, kur gjykata kishte theksuar se ai nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Ndërkaq, nisma për sigurime shëndetësore synon të vendosë një sistem të ri të sigurimit të detyrueshëm për shërbime mjekësore, i cili pritet të ndërtohet në përputhje me kërkesat ligjore dhe nevojat e qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka quajtur si reformën më të rëndësishme në sistemin shëndetësor.
“Miratohet në Qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.
Një nga reformat më të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor.
Përkundër vonesës pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese vetëm për shkaqe procedurale, sot nis sërish rrugëtimin për miratim të plotë” shkruan Vitia në njoftim.
Tani, të dy projektligjet do të shqyrtohen nga Kuvendi i Kosovës për miratim përfundimtar përpara se të hyjnë në fuqi.
Kutjojmë se deri me tani, sigurime shëndetësore kanë vetëm ata që i marrin nga kompanitë private./Lajmi.net/