Qeveria amerikane po të paguaj shumën prej 600 dollarë edhe të vdekurve

Kjo ndodhi edhe muaj më parë, por atëherë ata i kërkuan qytetarëve të kthejnë ato para.

Fun

31/12/2020 09:38

Edhe të vdekurit ka mundësi që do të marrin çekun stimulues prej 600 dollarëve nga qeveria amerikane, e cila filloi të martën në mbrëmje, raporton “CNBC”.

Kjo do të jetë situatë e ngjashme me pranverën e fundit, kur individët e vdekur morën pagesat prej 1,200 dollarëve, transmeton lajmi.net.

Më shumë se një milion të vdekur morën çekun prej 1,200 dollarësh, duke mbledhur në total shumën prej 1.4 miliardë dollarë. Më vonë ato para u kërkuan të kthehen nga qytetarët.

Kjo kërkesë e qeveris i bëri familjarët dhe pasardhësit e personave të vdekur konfuz. Tani, një pako prej 900 miliardë dollarë do të shpërndahet, pasi presidenti Donald Trump e nënshkroi të dielën.

Sipas ekspertëve të taksave, mund të krijohet një situatë e ngjashme si para disa muajsh. Me këtë ligj, do të shpërndahen 600 dollarë për kokë banori. Pra një familje prej 4 personave, do të marr 2,400 dollarë.

Personat që kanë vdekur para datës 1 janar 2020 nuk do të marrin paratë. Ata kanë aranzhuar ligjin në atë mënyrë që personat e vdekur më parë të mos marrin paratë, por nuk është cekur asgjë për personat që kanë ndërruar jetë këtë vit.

Ky vit ka qenë viti më vdekjeprurës për SHBA-të, shifra e të vdekurve, duke përfshirë edhe rastet e vdekjes që nuk kanë ndërlidhje me Covid-19, mendohet të arrij 3 milionë. /Lajmi.net/