Qevera kërkon të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës: De-përshkallëzimi ka ndodhur, masat duhet të hiqen

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës. Kryeziu ka bashkëngjitur një fotografi të përplasjes së serbëve me trupat e KFOR-it, duke thënë se BE-ja kishte vendosur masa ndaj Kosovës, duke…

Lajme

02/05/2024 17:41

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës.

Kryeziu ka bashkëngjitur një fotografi të përplasjes së serbëve me trupat e KFOR-it, duke thënë se BE-ja kishte vendosur masa ndaj Kosovës, duke e fajësuar padrejtësisht për eskalimin e situatës në Veri, dhe ka shtuar edhe një fotografi tjetër të kreut të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili sot është vendosur në objektin e Komunës së Zveçanit i papenguar nga askush.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, de-eskalimi ka ndodhur dhe sipas tij masat duhet të hiqen.

“Rasti është i thjeshtë. BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës dhe na fajësoi padrejtësisht për përshkallëzimin që shkaktoi, shikoni foton 1.

Foto 2 paraqet kryetarin e Zveçanit duke dalë nga i njëjti objekt pa ndërprerje.

De-përshkallëzimi ka ndodhur. Prandaj, masat duhet të hiqen.”