Qesharake: Transmetuesi ia ngatërron logon Dritës me të skuadrës së njohur evropiane

Skuadra kampione e Kosovës është duke e zhvilluar ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Lincoln në Gjibraltar.

Sport

29/06/2018 20:56

Gjilanasit e kanë nisur mirë takimin duke kaluar në epërsi që në minutën e 2’, përmes Liridonit Lecit.

Një detaj interesant që kanë vërejtur të gjithë nga kjo ndeshje, është gabimi që ka bërë transmetuesi me logon e Dritës.

 

Skuadra e Dritës është prezantuar nga transmetuesi me logon e skuadrës zvicerane, FC Luzern./Lajmi.net/