Qesharake: Nga LDK pretendojnë “se janë para Trumpit” në idenë për Inteligjencën Artificiale

Fushata politike e partive në vend ka filluar më 11 shkurt. Me të filluar fushata, nga partitë politike kanë nisur edhe premtimet e mëdha, shpesh herë krejt të paarritshme. Përpos liderëve, premtime e deklarime të bujshme po bëjnë edhe kandidatët për deputet. E një deklarim thuajse “qesharak” së fundi e lëshoi edhe një kandidat nga…

Lajme

22/01/2025 13:37

Fushata politike e partive në vend ka filluar më 11 shkurt. Me të filluar fushata, nga partitë politike kanë nisur edhe premtimet e mëdha, shpesh herë krejt të paarritshme.

Përpos liderëve, premtime e deklarime të bujshme po bëjnë edhe kandidatët për deputet.

E një deklarim thuajse “qesharak” së fundi e lëshoi edhe një kandidat nga radhët e LDK-së. Madje sipas këtij deklarimi del se nga LDK-ja janë edhe më të avancuar se presidenti i 47-të i Amerikës Donlad Trump.

Kjo pasi Donald Trump mori së fundmi një vendim për të investuar në Inteligjencën Artificiale (IA), e menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar kandidati i për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i cili ka thënë se kjo parti është një hap para presidentit Trump.

Sipas tij LDK-ja përveç rritjes së pagave në sektorin publik do të sjellë edhe teknologjinë në qendër të zhvillimit të Kosovës.

“E keni parë lajmin për investimin masiv të Donald Trump në AI? Ne jemi një hap përpara – këtë e kemi në programin tonë “ Rruga e Re”,deklaroi ai ndër të tjerash, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë: 

Nuk po flasim veç për rritje pagash dhe sektorin publik – po flasim me plan të qartë për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës

E keni parë lajmin për investimin masiv të Donald Trump në AI? Ne jemi një hap përpara – këtë e kemi në programin tonë “ Rruga e Re”

LDK po sjell teknologjinë në qendër të zhvillimit të Kosovës me:

Investime në Inteligjencën Artificiale

Digjitalizim total

Fondi për Teknologji, prej 120 milionë euro për startup-e dhe inovacione

15 milionë euro për Krijimin e Qendrës Kombëtare për AI, një hapësirë ku do të zhvillohen projekte teknologjike të avancuara

Trajnim të 40,000 të rinjve në fushat e kodimit, AI dhe teknologjisë së avancuar

Rruga e Re parasheh:

  • Edukim për të ardhmen: Përfshirjen e teknologjisë në shkolla dhe hapjen e programeve trajnimi.
  • Startupe me mbështetje reale: Mbështetje financiare dhe profesionale për ide të guximshme.
  • Digjitalizimin e qeverisë: Lehtësi dhe transparencë për qytetarët.
  • Kosovën si qendër rajonale të teknologjisë: Ku inovacioni dhe kreativiteti janë motori kryesor i zhvillimit.

Kjo është Rruga e Re – një Kosovë që udhëheq në teknologji dhe inovacion! /Lajmi.net/