Qentë vazhdojnë të jenë problem për qytetarët e Prishtinës, një fëmijë sulmohet e më pas bie në gropën gjigante të ujit
Problemet e qytetarëve të Prishtinës me qentë endacak janë një nga problemet më serioze të tyre, kjo pasi shumë shpesh po ndihen të rrezikuar nga ta. Në rrugën “Ukshin Kovaqica”, është raportuar se një fëmijë pasi është sulmuar nga qentë deri sa ka ikur ka rënë në një gropë gjigante të ujit. Gazetarja e lajmi.net,…
Lajme
Problemet e qytetarëve të Prishtinës me qentë endacak janë një nga problemet më serioze të tyre, kjo pasi shumë shpesh po ndihen të rrezikuar nga ta.
Në rrugën “Ukshin Kovaqica”, është raportuar se një fëmijë pasi është sulmuar nga qentë deri sa ka ikur ka rënë në një gropë gjigante të ujit.
Gazetarja e lajmi.net, Fjolla Hyseni ka vizituar nga afër këtë lagje dhe ka biseduar me qytetarët aty të cilët janë shprehur mjaftë të shqetësuar.
“Punoj deri në orë të vona dhe kur kthehem çdo mbrëmje sulmohem nga qentë”, ka thënë një nga banoret e kësaj lagje e cila ka thënë se kjo lagje është bërë e rrezikshme.
Një qytetar i cili po dërgonte një fëmijë në shkollë ka thënë se nuk po guxon ta lë atë vetëm shkaku i qenve endacak.
Sipas qytetarëve, qentë aty po mblidhen shkaku i mbeturinave të shumta.
Video: