Qentë endacakë sulmojnë një 20-vjeçare

Policia njoftoi se një 20-vjeçare është sulmuar dje në Shkup nga një grup qenësh endacakë, një prej cilëve e kishte sulmuar në këmbën e majtë.

Lajme

27/01/2018 13:05

Ngjarja ka ndodhur në parkun e qytetit, rreth orës 11.30 minuta. Qytetarja me inicialet B.N (20) kishte lajmëruar se derisa ishte duke lëvizur në afërsi të parkut të qytetit ishte sulmuar nga diku 5-6 qenë endacakë.