Qeni që kryen punë në stacionin policor (Foto)

I paushqyer dhe i abuzuar, Gorgi është një qen nga Puerto Rico, që një ditë e kishte vizituar stacionin policor.

Fun

17/06/2016 08:44

Hapat që ai bëri deri atje, bënë që diçka të ndryshonte jetën e tij, transmeton lajmi.net.

“U afrua drejt nesh i frikësuar, na shikonte për dashuri dhe mbrojtje”, tha zyrtari Tony Montesinos.

Ata i kishin ofruar ushqim dhe ujë, ndërsa ai kishte qëndruar në rrethin e tyre deri në mbrëmje e më pas ishte larguar.

Të nesërmen, po i njëjti qen u kishte shkuar në stacion përsëri. Oficerët ishin befasuar nga sjelljet e tij të qeta dhe dashurinë që qeni donte të shfaqte me ta, pavarësisht nga e kaluara e dhimbshme që ai kishte, kështu policia vendosën ta birësojnë atë.

Gorgi, jo vetëm që gjeti një shtëpi të dashur, ai gjithashtu u bë edhe me një punë. Ai u bë mbikqyrësi qen i stacionit policor.

Ai gjithashtu tani mban simbolin e tij dhe një jelek të vogël që e mban të veshur.

Tani ai kohën më të madhe e kalon i lumtur në rrethin e  pronarëve të tij të cilët sillen me të sikur me një njeri, me dashuri dhe respekt. /lajmi.net

stray-dog-adopted-police-gorgi-bayamon-puerto-rico-4

stray-dog-adopted-police-gorgi-bayamon-puerto-rico-9

stray-dog-adopted-police-gorgi-bayamon-puerto-rico-1

stray-dog-adopted-police-gorgi-bayamon-puerto-rico-16

stray-dog-adopted-police-gorgi-bayamon-puerto-rico-5

stray-dog-adopted-police-gorgi-bayamon-puerto-rico-17

stray-dog-adopted-police-gorgi-bayamon-puerto-rico-13

stray-dog-adopted-police-gorgi-bayamon-puerto-rico-6

stray-dog-adopted-police-gorgi-bayamon-puerto-rico-8