Qeni që “këndon” (Video)
Në Britain's got Talent, Mark Metral ka dhënë një shfaqje që e mahniti jurinë dhe publikun. Ai e ftoi qenin e tij, Uendin të vijë në sallë dhe më pas i befasoi të gjithë.
Fun
Në fillim qeni vetëm qëndroi në vend, dhe në këtë formë filloi zhgënjimi i jurisë për Markun.
Por, pasi Marku e pyeti nëse do që të flasë apo jo, qeni ia ktheu “JO”, duke e lënë pa fjalë jurinë. Ai bashkëbisedoi me Markun, e më pas edhe kënduan bashkë.
Juria dhe publiku u mahnitën nga sjellja e qenit dhe në fund i thanë që ai kishte sjellë diçka shumë të veçantë në skenë. Marku vazhdoi rrugën për në audicionin e radhës, në të cilën dha shfaqje edhe më interesante.
Më poshtë gjeni performancën e tij të plotë në Britain’s got Talent. /lajmi.net
