Qeni i “ngurtë” dikur kishte frikë nga dora e njeriut, por shikojeni si duket sot (Foto/Video)
Sot është 5 vjeçar, por para disa vitesh ai ishte i pastrehë, e me ç’rast, edhe u përball me një sëmundje që lëkura e tij u kthye pothuajse në gur.
Fun
Në Athinë, Greqi, Valia Orfanidou nga një Organizatë për shpëtimin e kafshëve të rrugës, u has një ditë me të dhe e shpëtoi, transmeton lajmi.net.
Dikur ky qen kishte frikë nga çdo kontakt me njeriun, ndërsa sot ai kërkon përkëdheljet e shpëtimtares së tij.
Qeni tani ka marrë emrin Petra që në gjuhën greke do të thotë gur, dhe pas trajtimeve që ai ka marrë, sot është një qen normal dhe pa sëmundje.
Vajza që e kishte shpëtuar ka thënë se qeni tani ndihet shumë mirë edhe me shëndet.
“Kur e shpëtova kishte frikë, nuk pranonte t’i afroheshim e ta përkëdhelnim, ndërsa sot gëzon shëndet të mirë dhe është shumë i dashur”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, ajo ka shtuar se kontakti me njerëzit vetëm se po i pëlqen më tepër, sa herë që dikush i afrohet ai i kërkon t’ia përkëdhelin barkun. /lajmi.net








