Qëndron Kastrati tregon a do të jetë prapë kandidat për kryetar të Kamenicës

I pari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se ende nuk ka marrë vendim se a do të jetë sërish kandidat për të udhëhequr me këtë komunë, shkruan lajmi.net.

Lajme

24/07/2021 23:30

Ai, në një intervistë për lajmi.net ka treguar se është afër që të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje dhe se pavarësisht se PSD-ja ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhje lokale, ka lënë hapësirë që individët të vendosin nëse duan të hynë në këto zgjedhje.

“Unë jam në fazën e konsultimeve dhe kam diskutu me të gjithë të tjerët. Jam shumë afër më vendos. Subjekti që i takoj konsideroj që nuk duhet me marr pjesë në zgjedhjet lokale, me ato kapacitete që i kemi krejt energjinë duhet me përqendru në diçka që ka me qenë për problemet më të mëdha për shoqërinë në të ardhmen. Por, na le edhe neve mundësinë në Kamenicë që me gjyku e vendos vetë si grup punues çka po dëshirojmë me bë, duke pas parasysh që kemi bë punë të mira dhe kemi pas një zhvillim në komunën e Kamenicës. Shumë shpejt kam me vendos dhe do të dal publikisht me atë vendim. PSD-ja nuk merr pjesë në zgjedhje lokale, por si të konsideron komuna e Kamenicës e ka mbështetjen e PSD-së, po flasim brenda këtyre koncepteve dhe bindjeve që i kemi. Njeri mundet me bë fiskultura e ajo me ndryshu, por ne kuadër të asaj PSD-ja nuk ka mendu që duhet me marrë pjesë në këto zgjedhje lokale, por ka thënë se si do që vendos grupi punues në Kamenicë do ta mbështesim”, ka thënë ai./Lajmi.net/