Qëndrimi i Bale në festën e titullit të Real Madrid do të nervozojë edhe më shumë tifozët
Marrëdhëniet e tendosura të Gareth Bale me Real Madridin dhe tifozët e klubit kanë arritur një nivel të ri ditën e enjte kur klubi u shpall kampion për herë të 34-të në LA Liga.

Sport
31 vjeçari ishte një zëvendësues i papërdorur në fitoren 2:1 të Real Madrid ndaj Villarreal të zhvilluar në ‘Alfredo Di Stefano’, shkruan lajmi.net.
Kampionëve të rinj iu dorëzua trofeu i La Ligas, me Bale që nuk shfaqi asnjë ndjenjë humori apo feste për të për përqafuar momentin.
? ¡VAMOS EQUIPO! ?#34Ligas | #RealFootball pic.twitter.com/xCf4uweBTZ
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) July 16, 2020
Se Bale nuk dukej i interesuar të përfshihej në festë, shihet edhe në një video të publikuar në llogarinë e klubit në Twitter.
Bale në ndeshjet e fundit me veprimet e tij ka irrituar Real Madridin dhe tifozët e tyre, duke mos shfaqur interesim për ndeshjet në rrugën drejt titullit./Lajmi.net/
What is Bale trying to do here, this guy man ??? pic.twitter.com/nnAV6n8Lxf
— Jeff ³⁴ (@JdristaJr) July 16, 2020