Qëndrimi anti-Kosovë i komunës malaziase, ministri shqiptar: Merruni me qytetarët, jo me ideologji politike që s’janë në interes të Malit të Zi

Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj, ka thënë se deklarata e Komunës së Pljevlës që trajton çështjen e Kosovës nuk i kontribuon të ardhmes evropiane të Malit të Zi. Dukaj ka thënë se s’është mirë që asamblistët e kësaj komune kanë përvetësuar kompetenca kushtetuese e juridike që nuk iu takojnë dhe…

Lajme

21/07/2026 15:55

Ministri i Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj, ka thënë se deklarata e Komunës së Pljevlës që trajton çështjen e Kosovës nuk i kontribuon të ardhmes evropiane të Malit të Zi.

Dukaj ka thënë se s’është mirë që asamblistët e kësaj komune kanë përvetësuar kompetenca kushtetuese e juridike që nuk iu takojnë dhe shton se demokracia e liria e shprehjes s’duhet të cenojnë raportet e mira fqinjësore, që është synim kryesor i Malit të zi.

“Deklarata e Komunës së Pljevlës, e cila trajton çështjen e Kosovës, gjithashtu nuk është një kontribut për të ardhmen evropiane të Malit të Zi.Nuk është mirë që këshilltarët komunalë të Pljevlës i kanë përvetësuar kompetenca kushtetuese dhe juridike që nuk u takojnë. Edhe pse nuk më pengon që demokracia dhe liria e shprehjes së qëndrimeve të shtrihet në të gjitha sferat e shoqërisë, kjo nuk duhet të bëhet duke cenuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat janë një nga synimet kryesore të vendit tone”, thuhet në reagimin e Dukaj në “X”.

Ai ka thënë se politikanët e kësaj komune duhet të krijojnë kushte më të mira për qytetarët dhe të mos vendosin në plan të parë ideologji politike partikulariste dhe rajonale që s’janë në interest të Malit të Zi.

“Pljevlja dhe politikanët e saj u detyrohen qytetarëve kushte më të mira për një mjedis të shëndetshëm jetese dhe zhvillim të qëndrueshëm, e jo që në plan të parë të vendosin ideologji politike partikulariste dhe rajonale, të cilat nuk janë në interes të Malit të Zi të sotëm”, ka shkruar ai.